Lufta e të drejtës për t’u ushqyer

Deri në çfarë mase duhen qeveritë të rregullojnë taksat e ushqimit? Kjo pyetje prej kohësh ka nxitur debat publik në lidhje me alkoolin, duhanin, lojërat e fatit, mallrat dhe shërbimet tjera, në shumë vende të botës.

Opinion

15/06/2015 16:48

Dhe tani, në Shtetet e Bashkuara që konsiderohet si nëna e konsumit global të kulturës, ka shtyrë këtë debat në një luftë kundër epidemisë së obezitetit tek fëmijët.

Është ironike në një botë ku kequshqyerja e fëmijëve po shqetëson shumë vendet në zhvillim, ku obeziteti i fëmijëve është bërë një nga burimet kryesore shëndetësore në ekonomitë e përparuara. Banka Botërore vlerëson se mbi një e treta e fëmijëve në Indonezi vuajnë nga rritja e rrëgjuar, duke i konfrontuar ata me efektet e rrezikut gjatë gjithë jetës. Megjithatë, gjendja e fëmijëve të kequshqyer në botën e zhvilluar nuk e krijon obezitetin në vendet e përparuara.

Në të vërtetë, edhe pse ndoshta jo në një nivel me ngrohjen globale apo me mungesën e ujit të pijshëm, obeziteti veçanërisht obeziteti tek fëmijët është ende në listën e shkurtër të sfidave të mëdha publike-shëndetësore, me të cilën po përballen vendet e përparuara në shekullin 21, dhe gjithashtu me një shpejtësi të madhe po prek ekonomitë në zhvillim të tregut. Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi paraqet sfida më të vështira sesa lloji i ndërhyrjeve të suksesshme publike-shëndetësore të shekullit të kaluar, duke përfshirë pothuajse vaksinimin universal, pastrimin e ujit të pijshëm dhe rregullat e sigurisë të motorëve të automjeteve.

Dhe shtrohet pyetja, nëse është reale të shpresohet për ndonjë sukses të mundshëm nëse qeveria fut instrumente tjera për të luftuar këtë dukuri që aktualisht ka kapluar gjithë botën. Duke pasur parasysh ndikimin e madh të obezitetit në shpenzime, kujdes shëndetësor, jetëgjatësi dhe përmirësim të cilësisë së jetës, kjo është një temë që meriton vëmendje urgjente.

Shtetet e Bashkuara prijnë në botë për nga numri i njerëzve që vuajnë nga obeziteti, dhe është në hap me kohën e debatit. Pothuajse të gjithë janë dakord që vija e parë mbrojtëse duhet të jetë edukimi më i mirë i konsumatorëve. Fushata edukuese e Zonjës së Parë, Michelle Obama. “Të lëvizim” aspiron të eliminojë obezitetin tek fëmijët në një brez, edhe pse ndikimi i saj deri më tani mbetet i paqartë. Përpjekjet tjera duke përfshirë apelet e të famshmëve si ajo e kuzhinierit Jamie Oliver i cili bën thirrje për konsulta me nutricionistë, ka frymëzuar ideatorët e serialit për fëmijë “Sesame Street” të ndërmarrin diçka në këtë drejtim.

Megjithatë, edhe pse arsimi është thelbësor për të luftuar obezitetin, ende është e paqartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme në një mjedis ku ushqimi dominohet nga korporatat e mëdha me xhepa të thellë, që nxisin kultivimin e tepërt të ushqimeve për konsumatorë. Programet komerciale televizive synojnë të joshin fëmijët me reklamat e tyre për ushqime me vlera të dyshimta për shëndetin e njeriut. Dhe çdo njeri i famshëm që ndanë kohën e tij për të luftuar obezitetin, thuhet se merr shuma të majme të hollave për të reklamuar produktet e tyre, siç janë pijet e gazuara pa sheqer, që ndoshta janë duhani i brezit tonë. Është e vështirë të luftohen kompani të mëdha siç janë Pepsi dhe Cocla Cola, që në reklamat e tyre angazhojnë yje si Beyonce Knowles dhe Taylor Swift.

Shkaqet e obezitetit janë komplekse, dhe shkenca e të kuptuarit të sjelljes së njeriut është embrionale, por nuk është hiperbolike të quhet problemi një epidemi. Sipas Qendrës së Kontrollit për Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 18 për qind e fëmijëve të moshës 6-11 në Shtetet e Bashkuara jo vetëm që janë në mbi peshë, por kanë fituar epitetin e personit që vuan nga obeziteti.

Rreziqet e paraqitura nga kjo epidemi janë të shumta, por kryesorja është se obeziteti tek fëmijët lind obezitetin tek të rriturit, duke rritur kështu gjasat për rrezik nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Në të vërtetë, ekspertët vlerësojnë se më shumë se 18 për qind e të rriturve në ekonomitë e zhvilluara janë të trashë. Edhe më mahnitëse janë vlerësimet se rreth 9 për qind e të gjithë amerikanëve,  përqindje kjo e ngjashme e të rriturve në botë, vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, politikanët po e kthejnë ushqimin në përgjegjësinë e tyre. Kur ish-kryetari i famshëm i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg, u përpoq të ndalojë nivelin e lartë të sheqerit në pije, opinioni publik duke mos e përmendur Gjykatën e Apelit të Nju Jorkut, hodhi poshtë përpjekjet e tij, pavarësisht mbështetjes së madhe që kishte nga ekspertët mjekësor. Shumë komentues, madje edhe ata që ishin pro qëllimit të Bloomberg, argumentuan se ishte një përpjekje e gabuar për të nxjerrë ligje që kufizon konsumatorët se çfarë duhet të hanë. Por kur e marrim parasysh edhe një përpjekje tjetër të suksesshme për të përmirësuar shëndetin publik gjatë pesë dekadave të fundit, siç ishte ndalimi i pirjes së duhanit, ligji për rripin e sigurisë dhe kufizimi i shpejtësisë gjatë ngasjes, e kuptojmë që legjislacioni në mënyrë tipike plotësohet.

Një qasje më pak e bezdisshme për të ndikuar në zgjedhjet e ushqimit mund të jetë instucionalizimi i një takse të shitjes me pakicë në të gjitha ushqimet e përpunuara dhe jo vetëm për ato me sheqer. Në afat të gjatë, familjet me të ardhura të ulëta mujore do të ishin përfituesit më të mëdhenj. Ndërsa në afat të shkurtër, të gjitha efektet e të ardhurave mund të kompensohen nga rritja e transfereve. Së bashku me hulumtuesit David Ludwig dhe Dariush Mozaffarian, unë kam propozuar një skicë me një qasje të tillë.

Natyrisht, se disa ushqime të përpunuara janë shumë më të këqija se disa tjera. Një ndarje më komplekse është e mundur, dhe ide tjera natyrisht se duhet të verifikohen dhe diskutohen. Por qasja jonë ka avantazh të rëndësishëm praktik të thjeshtësisë. Mbi të gjitha ajo çfarë duhet të kuptohet, është se kultura e konsumit në Shtetet e Bashkuara është e dominuar nga një industri ushqimore që shfrytëzon kënaqësinë e njerëzve gjatë të ushqyerit, dhe e transformon (në shumë raste) në diçka që është e varur dhe shkatërruese. Secili vizitor në Shtetet e Bashkuara mund shpejtë ta kuptojë përhapjen e problemit.

Vendi i duhur për të filluar adresimin, është krijimi i një ekuilibri më të mirë midis arsimit dhe dezinformimit komercial. Por ushqimi është aq shumë i shijshëm dhe mjedisi në një farë mënyrë anon drejt rezultateve jo të mira, sa që ka ardhur koha të mendojmë për një ndërhyrje më të gjerë qeveritare. Kjo sigurisht se do të përfshinte shpenzimet e zgjeruara për edukimin publik, por unë dyshoj se një zgjidhje afatgjate do të duhej të përfshinte më shumë rregulla të drejtpërdrejta, dhe kjo nuk është as afër realitetit.

(Project Syndicate – lajmi.net)