“Lufta e Madhe” do të nisë nga Franca, ja çfarë ka parashikuar Nostradamus

Prej ngjarjeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, për të cilat profecia e tij kishte parashikuar se “qielli do të digjet në 45 gradë, zjarri do t’i afrohet qytetit të ri madhështor”, Nostradamus ka marrë mjaft vëmendje.

Fun

16/11/2015 19:49

Pas sulmeve terroriste në Francë, njerëzit sërish kanë filluar të shfletojnë librin e tij “Profecia”.

Ai ka shkruar në librin e tij 5 shekuj më parë se “Lufta e Madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.

Duke qenë se Nostradamus ka arritur të parashikojë shumë ngjarje të mëdha botërore, ajo që vjen pas sulmeve të Parisit nëse i referohemi parashikimit të Nostradamusit të fut frikën. Frika që është përhapur në Europë është e dukshme dhe çdo vend është duke iu trembur sulmeve terroriste të ISIS-it.

Në profecitë e tij flitet edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën:

“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”, shkruante Nostradamus.

Ai vijon më tej parashikimin:

“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmujëra dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”, shkruante Nostradamus.

Ai ka arritur të parashikojë deri më tani së paku 3 ngjarje apo personazhe që kanë lënë gjurmë në histori, sundimin e hekurt të Napoleonit, Hitlerin që e ka portretizuar si ‘armiku i njerëzimit’ dhe sigurisht ngjarjet e 11 shtatorit kur SHBA u godit nga një seri sulmesh terroriste. /javanews