Lufta do të vazhdojë derisa të mposhtet “Shteti Islamik”

Lufta e koalicioni ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS), mund të marrë vite të tëra, ka thënë të mërkutrën në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Bota

03/12/2014 11:55

Megjithkëtë, Kerry derisa po fliste në mbledhjen e nivelit të lartë të anëtarëve të këtij koalicioni, ka thënë se angazhimi do të vazhdojë për aq vite, në mënyrë që të mboshtet “shteti Islamik” dhe të triumfojë paqja në Lindjen e Mesme.

Ministrat e jashtëm nga rreth 60 shtete janë mbledhur në selinë e NATO-s ku po diskutohet strategjia ushtarake, si dhe mënyrat e frenimit të fluksit të luftëtarëve të huaj që tentojnë t’i bashkëngjiten “Shtetit Islamik” dhe propagandës së këtij shteti, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë që avionët e anëtarëve të koalicionit vazhdojnët bombardimin e IS-it në Irak dhe Siri, sulme kundër militantëve islamikë ka kryer ditët e fundit edhe Irani, por SHBA-ja ka mohuar bashkëveprimin ushtarak me këtë shtet.

Kerry gjatë takimit në Bruksel ka thënë se diversiteti i koalicionit, ku përveç vendeve perëndimore marrin pjesë edhe vende arabe, është një shenjë e fuqisë së tij dhe vendosmerisë për të luftuar terrorizmin.

Militantët e Shteti Islamik, tha ai, paraqet rrezik për interesat dhe vlerat e të gjitha shteteve të cilat janë të përfshira në këtë koalicion kundër tyre.

“Lufta mund të zgjasë me vjet, por se veprimet ushtarake të koalicionit tashmë kanë pasur ndikim të madh duke zmbrapsur ofensivat e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri”, ka thënë Sekretari Kerry.

Edhe kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi është duke marrë pjesë në takimet e ministrave të jashtëm të vendeve të kësaj aleance.

Ndërkohë lufta kundër “Shtetit Islamik” ka ftohur raportet e Perëndimit me Turqinë, e cila vazhdon të vë kushte duke kërkuar formimin e një zone të sigurt në pjesën e kufirit të saj me Sirinë, përpara se Ankaraja të lejojë që bazat ajrore turke të përdoren për të nisur sulmet ajrore kundër militantëve dhe caqeve të tyre.