Lufta civile në Jemen, vritet edhe guvernatori i vendit

Rebelët Houthi kanë vrarë guvernatorin Jaafar Mohammed Saad në qytetin jugor Aden. Vrasja ndodhi pak pas takimit të misionit të Kombeve të Bashkuara me presidentin e vendit, për të biseduar rreth zgjidhjeve që do ta ndalnin luftën civile.

Bota

06/12/2015 10:39

Guvernatori i Jemenit ka mbetur i vdekur në një shpërthim të madh që ka ndodhur në qytetin jugor të vendit, në Aden, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Konvoj që po bartte Jaafar Mohammed Saad është goditur në vendin e quajtur Tawahi afër portit të qytetit.

Rebelët Houthi që janë të vendosur në Jemnin verior tani janë shpërndarë në shumicën e vendit, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Sana.

Më herët këtë vit qyteti i Aden ishte rimarrë nga trupat qeveritarë të mbështetur nga një koalicion Saudit.

Burimet e sigurisë thonë se edhe disa anëtarë që ishin në përcjelljen e Sadd kanë vdekur po ashtu.

Këto sulme vinë pas përpjekjeve të fundit të misioni të Kombeve të Bashkuara në Jemen, ku pati edhe takime me Presidentin e vendit Abdrabbuh.

Mansour Hadi, po në Aden të shtunën, duke tentuar të gjendet një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës civile.

OKB-ja po provon që të organizojë takime në mes të liderëve nga të dyja anët.

Aden është shpallur kryeqytet i përkohshëm i Jemenit, derisa të rimerret përsëri nga rebelët kryeqyteti Sana.