Lufta civile në Jemen, 1.5 milionë fëmijë të kequshqyer

Derisa lufta civile në Jemen po vazhdon, situata me shëndetin e fëmijëve këtu po përkeqësohet.

Bota

16/08/2018 18:20

Kjo ka bërë që listat tashmë të gjata të fëmijëve të kequshqyer të rriten çdo ditë.

Agjencitë e ndihmave po përpiqen të parandalojnë dy krizat humanitare të luftës në Jemen, raporton Al Jazeera, njofton Klan Kosova.

Ndërsa numri i fëmijëve të kequshqyer ka arritur në një milion e gjysmë.

Punonjësit e shëndetësisë druajnë se kjo mund të trazojë sëmundjen e kolerës, që krijohet nga pirja e ujit të ndotur apo ushqimi i infektuar.