Ludogorets – Real 2:2

Pronari i Ludogorets Razgrad, Kiril Domuschiev ka parashikuar se skuadra e tij do të barazojë 2:2 me Real Madridin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Sport

30/09/2014 13:52

Ludogorets Razgrad do të ndeshet me Real Madridin të mërkurën në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dhe, pronari i skuadrës bullgare, Kiril Domuschiev është shprehur mjaft optimist për duelin me Los Blancos.

“Reali nuk do të fitojë, do të përfundojë 2:2”, deklaroi Domuschiev.

“E tërë Bullgaria do të jetë me ne. Nuk na paraqet fare problem që do të luajmë në Sofje në vend të Razgradit”, shtoi ai.

Mirëpo, optimizmi i nikoqirit vështirë se do të mjaftojë në duel me yjet e Real Madridit që në javët e fundit kanë bombarduar portat kundërshtare.