Luciano Spalletti ka një lajm të keq për tifozët e Interit

Luciano Spalletti këmbëngulë se rënia e formës te Interi në ndeshjet e fundit nuk do të ndikojë në transferimin e emrave të mëdhenj nga skuadra nga San Siro, duke hedhur poshtë mundësinë për arritjen e një marrëveshje me Manchester United për Henrikh Mkhitaryan.

Sport

04/01/2018 20:37

Interi pas 16 xhirove kishte arritur kreun e tabelës në Serie A, duke qenë skuadra e vetme e pamposhtur, teksa fillojë rënien kur dështoi të shënoi fitore në katër ndeshjet e fundit, për t’u kaluar nga Juventusi e Napoli.

Me t’u afruar ky afat kalimtar, në media spekulohej se Interi po kërkon Henrik Mkhitaryanin e Manchester Unitedit, Javier Pastoren e PSG-së dhe Simone Verdin e Bolognas.

“Nuk kemi pse përmendim emra, klubi ka bërë të qartë se ka disa parametra për të respektuar”, ka deklaruar Spalletti, duke iu referuar ‘Fair Play Financier’.

“Ju mund të thoni emra si Mkhitaryan, Pastore e Verdi. Por ata do të kushtonin 30 milionë euro, dhe ne nuk i kemi ato”, ka shtuar trajneri i Interit./Lajmi.net/