Lucas Silva shumë afër Realit
Lëndimi i James Rodriguez, mund të bëj që zyrtarët e skuadrës së Real Madridit të bëjnë transferimin e Lucas Silva gjatë janarit.
Sport
E përditshmjan spanjolle, AS, shkruan se lëndimi që pësoi James Rodriguez në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos, mund të bëj që drejtuesit e Los Blancos të mendojnë për një lëvizje në merkato.
Besohet se Lucas Silva do të jetë transferimi i ri i Mbretërve, pasi pritet të arrijë nga Cruzeiro në Bernabeu menjëherë gjatë janarit.
Transferimi i tij në Santiago Bernabeu pritet të bëhet diku rreth 15 milionë euro. Ai konsiderohet si një talent i madh, i cili mund të jetë lojtar i rëndësishëm për Realin për shumë vite.