Lucas Moura largohet nga PSG, zgjedh klubin e ri nga Liga e Kampionëve

Lucas Moura ishte përmendur si objektiv i Napolit, ka vendosur të nënshkruajë me klubin e Tottenham Hotspur.

Sport

26/01/2018 07:36

Lucas Moura do të largohet nga Paris Saint-Germain.

“L’Equipe” ka njoftuar se sulmuesi brazilian është pranë transferimit në Premierligë.

Futbollisti që ishte përmendur si objektiv i Napolit, ka vendosur të nënshkruajë me klubin e Tottenham Hotspur, përcjell “lajmi.net”.

Madje, Lucas mund të luajë me Tottenhamin edhe në Ligën e Kampionëve në ballafaqimet e ardhshme ndaj Juventusit. /Lajmi.net/