Moura: Messi – Neymar? Ja cilin e dua në PSG

Lucas Moura dëshiron të PSG ta transferojë Neymarin para Lionel Messit.

Sport

28/03/2016 08:04

Lucas Moura e preferon një transferim të Neymarit para Lionel Messit në Paris Saint Germain.

23 vjeçari parapëlqen që skuadra franceze ta transferojë bashkombasin e tij, madje edhe nëse luan në pozicion të njejt me të.

“Ta mirëpres Messin në Paris? Pse jo, ose Karim Benzeman apo Lewandowskin. Por unë e preferoj Neymarin, do të ishte mirë për mua dhe klubin,  edhe nëse ai luan në të njejtën pozitë si unë”, tha Moura, përcjell Lajmi.net.