Lucas e do Realin

Mesfushori i Cruzeiros, Lucas Silva, ka bërë të ditur se ka dëshirë të madhe që të luajë për Real Madridin, në mes të spekulimeve rreth transferimit në Santiago Bernabeu.

Sport

10/12/2014 09:29

Lucas Silva ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Real Madrid. Mesfushori i Cruzeiros është një prej objektivave të Los Blancos për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, ai ka pranuar se dëshiron të luajë për gjigantin spanjoll. “Jam futbollist i Cruzeiros. Por, do të më pëlqente shumë që të luajë për një skuadër si Real Madrid dhe madhështinë e saj”, deklaroi ai për revistën “Placar”.

“Mirëpo, kjo i takon klubit dhe menaxherit tim. Tani mendoj për pushime pas një viti të mrekullueshëm”, u shpreh ai.