Lubonja: Kush është ëndrra finale e Edi Ramës, këtij narcizisti malinj

Fatos Lubonja e sheh me shumë shqetësim dënimin e një grupi studentësh që i qëlluan me vezë kryeministrit Edi Rama, në shenjë proteste. Lubonja thotë se i pari qe shkeli ligjin ishte Edi Rama, i cili zuri ambientet e një universiteti publik, atij të Shkencave Sociale, për të mbajtur një takim me biznesmenë për t’u folur për arritjet e qeverisë. Duke argumentuar se studentët u revoltuan vetëm nisur nga ky fakt dhe lëshuan vezë vetëm pasi Rama i ka ofenduar nëpër dhëmëb dhe gorrillat e tij pështynë në fytyrë një vajzë protestuese, Lubonja thotë në një shkrim për Panorama, se ishte Rama ai që duhej të përballej me ligjin.

Lajme

22/03/2017 13:40

Procesin ndaj studentëve Lubonja e quan si ndjellakeq për disa arsye.

Së pari, procesi gjyqësor përsërit për të disatën herë se ky kryeministër dhe shpura e tij dhe policia e tij sillen sikur vetë të jenë mbi ligji, të cilin gjithnjë e më shumë kërkojnë ta përdorin vetëm si instrument kundër të tjerëve që nuk u nënshtorhen. Sepse, ndërkohë që vetë shkon e dhunon ligjin për autonominë e universiteteve, ndërkohë që tërheq zharg studentët dhe u dhunon shtëpitë pa pasur as mandate, nuk mendon për asnjë cast se për këto mund të jetë përgjegjës para ligjit dhe aq më pa i barapartë me studentët para ligjit.

Së dyti, shqetësimi bëhet edhe më i madh kur mendon se ky kryeministër kërkon të na shitet edhe si kampion i Vetingut që medemek do të vendoska më në fund drejtësinë në vendin tonë, sepse do ta patrojë atë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Por çka del qartë nga ky proces është se Vetingu po përdoret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i koruptuar ata edhe më keq, sepse të marrësh një vendim të tilël kundër njerëzve që mund të quhen shpresa e shoqërisë sonë, ndaj atyre të paktëve që kanë kurajë të protestojnë, do të thotë të rritësh edhe më nivelin e nëhstrimit të shoqërisë dhe Drejtësisë në këtë shoqëri që po poshtërohet përditë nga pushteti arrogant.

E provon këtë edhe fakti se ndërkohë që, sipas procedurës që i trajtont ë gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit, Edi Rama do të duhej të paraqitej në gjyq për të dëshmuar, – pas kërkesë së studetëve – ai as ka denjuar t abëjë këtë dhe gjyqtarët, në vendi se t’i kërkojnë të zbatojnë ligjin, i kanë qëndruar në dispozicion vullnetit të tij mbi ligjin.”

Lubonja thotë se procesi nxjerr në pah edhe disa shqetësime të tjera që kanë të bëjnë me Vetingun.

“Vallë mjafton që një qjyqtar apo prokuror të na nxjerrë disa dokumente që tregojnë se si e ka vënë pasurinë, apo çfarë shkolle ka mbaruar për ta besuar se ai mund të jetë i drejtë? Por në regjimin komunist gjyqtarët dhe prokurorët as nuk guxonin të vinin pasuri, duke marrë ryshfet, e megjithatë vendimet e tyre ishin tmerrësisht të padrejta, pasi qenë në shërbim të pushtetit. Si do të matet kuraja qytetarë e prokurorëve dhe gjyqtarëve në proceset tona të Vetingut, kur jemi në situatën e një regjimi?”

Por shqetsimi kryesor, sipas Lubonjës, është rritja e pushtetit të kryeministrit aktual, për të cilin thotë se e përdori drejtësinë për t’u hakmarrë edhe ndaj një grushti studentësh.

“Shqetësimi më i madh në këtë histori ka të bëjë me atë se ky tejkalim skandaloz i masës së të drejtës në favor të pushteti dh ekundër rinisë që është shpresa jonë e së ardhmes, tregon se sa e rrezikshme mund të bëhet situata nëse rritet edhe më pushteti i këtij Kryeministri dhe i banditëve të tij. Veprimi hakmarrës ndaj këtij grushti studentësh që janë më të pambrojturit (sepse janë edhe kundër opozitës), vetëm pse i vunë Edi Ramës pasqyrën përpara syve, tregon se çfarë mund të bëjë ky dhe banditët e tij nëse do të zhduket krejt opozita dhe mediet e çdo institucion i pavarur, çka është edhe ëndrra finale e këtij narcizisti malinj”.