Lubitz e rrëzoi aeroplanin për shkak se kishte borxhe?

Katër muaj pasi që ndihmës piloti gjerman Andreas Lubitz e rrëzoi aeroplanin ku vdiqën të gjithë udhëtarët shumë detaje të tragjedisë kanë mbetur të panjohura. Gazeta gjermane Bild zbulon se Lubitz kur më 24 mars qëllimisht e rrëzoi aeroplanin në malet Alpe përveç probleme psikike e mundonin edhe problemet financiare.

Bota

12/07/2015 23:37

Jo fort moti ka nisur procedurat ndaj pasurisë së tij në gjykatë ku është zbuluar se ka një borxh të madh. Shuma e saktë nuk është publikuar.

Të njohurit e tij flasin se në borxhe ka hyrë për shkak të ushtrimeve për pilot.

Hetuesit pas tragjedisë në shtëpinë e tij kanë gjetur një numër dokumentesh mjekësore të cilat tregojnë se Lubitz ka vuajtur nga depresioni si dhe ka pasur probleme me të pamurit.

Në ditën e aksidentit ai nuk ka mundur të fluturojë sepse ka qenë në pushim mjekësor por këtë e fshehu nga punëdhënësit.

Raporti përfundimtar për tragjedinë pritet të jetë gati tek në fillim të vitit të ardhshëm.

Familjeve të viktimave kompania ajrore Lufthansa u ka ofruar nga 25 mijë euro dëmshpërblim por avokatët e tyre kanë refuzuar.