Luanesha mbron antilopën e humbur (Video)

Një luaneshë zakonisht posa të sheh një krijesë më të ligë se ajo, menjëherë i vërsulet që ta sigurojë ushqimin për të vegjëlit e saj

Fun

25/06/2017 00:22

Por, kështu nuk ndodhi me një luaneshë e cila kishte vendosur të kujdeset sikur të ishte nëna e tij për një antilopë të vogël të braktisur, të cilën e merrte me vete ngado që shkonte nga frika se dikush mund ta sulmojë.

Një video mbresëlënëse është publikuar në internet që është filmuar brenda parkut kombëtar në Afrikën e Jugut, të cilën e ka realizuar mësuesi Graeme Mitchley nga Britania e Madhe, i cili së bashku me gruan e tij kishte shkuar në Afrikë.

Mitchley e ka filmuar mbretëreshën e xhunglës duke e lëpirë vogëlushen, dhe duke e mbajtur në gojë e duke u përkujdesur për të.

Mësuesi anglez thotë se nuk di se çfarë ka ndodhur me pas më antilopën e vogël, por le të shpresojmë se ka arritur ta gjejë nënën e saj.

YouTube player