Luanës i ‘del’ botoksi jashtë kontrollit

Njëra ndër femrat më të përfolura të shoubizit shqiptar është moderatorja Luana Vjollca.

ShowBiz

23/10/2017 13:31

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, gjatë ditës publikon shumë imazhe kado që shkon, shkruan lajmi.net.

Luana shquhet për bukurinë e saj, por jo çdo gjë në trupin e saj është natyrale pasi disa ndërhyrje i vërehen mjaft mirë.

Buzët janë një detaj për të cilat Luana shpesh merr shumë kritika, ngase i ka fryer aq shumë saqë në një video që ka postuar së fundi në rrjete sociale duket që buzët e saj po ‘dalin’ jashtë kontrollit nga botoksi i tepërt.

Këtë verë, Luana është rikthyer në muzikë duke publikuar projektin ‘Benzina’, pas të cilit performoi edhe në disa mbrëmje muzikore. /Lajmi.net/