Luana Vjollca i nxjerr të palarat Marinës në Instagram (Foto)

Duken si binjake, megjithatë nuk janë. Por Marina dhe Luana Vjollca na kanë treguar shpesh herë që kanë një raport special me njëra-tjetrën.

ShowBiz

18/06/2017 23:46

Dy moderatoret janë motrat më të pëlqyera të showbiz dhe kohëve të fundit kanë qenë në vëmendjen e të gjithëve, Marina për shkak të martesës së saj me Getoarin, që pritet të ndodhë shumë shpejt dhe Luana me fotot e saj gjithmonë e më provokuese.

Por së fundi, Luana na ka zbuluar një detaj të marrëdhënies së tyre. Dy motrat ndonjëherë “grricen” me njëra-tjetrën dhe këtë herë Luana e ka bërë publikisht.

Moderatorja e “Pa Limit” ka publikuar së fundi disa foto në ballkonin e një hoteli ku shihet e veshur vetëm me peshqir të bardhë.