Luana Vjollca grushton Robin Krasniqin (Foto)

Robin Haxhi Krasniqi, boksieri kosovar nga Juniku i cili ka garuar për titull të botës dy herë si përfaqësues i Gjermanisë, kësaj radhe pati një 'meç' më të veçantë.

ShowBiz

31/01/2016 14:17

Robini ishte i ftuar sot në emisionin ‘E Diell’ me Luana Vjollcën, ku edhe takoi dhe i’u përgjigj disa pyetjeve të adhuruesve, shkruan lajmi.net.

Si i ftuar special, ai bëri boks në një ring të improvizuar, me një fans të tij të vogël.

E me këtë rast e provoi edhe Luana Vjollca se si është të jesh kundërshtar i Robin Krasniqit në ring.

Normalisht që Robini nuk i ktheu asnjë goditje prezantueses seksi e cila e shfrytëzoi këtë rast./lajmi.net.