Luana s’i ndalë aktivitetet humanitare, takon fëmijët jetim në Kuvendin e Shqipërisë

Njihet për karakterin e saj human.

ShowBiz

20/05/2018 12:00

Ditë më parë kishte bërë bujë në medie lajmi që moderatorja Luana Vjollca kishte ngrënë iftarin e parë me një familje në nevojë, shkruan lajmi.net.

Por, moderatorja nuk u ndal me kaq, ajo gjatë ditës së djeshme ka takuar fëmijët jetim në Kuvendin e Shqipëtisë.

Në shoqëri të saj ishte edhe motra Marina, ndërsa që të dyja ishin të lumtura për mundësinë që iu dha të takoheshin me këta fëmijë.

“Nje eksperience fanstastike sot ne Parlamentin e Shqiperise ne mbeshtetje te femijeve jetim. Jane aq te mrekullueshem sa pafajesia e tyre. Zoti i bekofte!!! Zeri i tyre duhet te degjohet patjeter.” ka shkruar ajo sipër imazheve që publikoi në rrjete sociale. /Lajmi.net/