Luana poston një fotografi të re, këtë epitet ia vë Marina

Motrat Luana dhe Marina Vjollca janë shndërruar në mesin e emrave më të përfolur në shoubizin shqiptar.

ShowBiz

21/10/2017 08:51

Që të dyja merren me profesionin e njëjtë, moderimin madje Luana edhe këndon, shkruan lajmi.net.

Marina është bërë shumë e përfolur që nga lidhja e saj me reperin Getoar Selimi, me të cilin ka kurorëzuar dashurinë muajin e kaluar.

Ato janë shumë aktive në rrjete sociale në të cilat llogarisin numër të madh të ndjekësve.

Është Luana ajo e cila ka postuar së fundi një fotografi në Instatram në të cilën dukej më e bukur se asnjëherë më parë.

Ajo që të binte në sy është komenti i Marinës dhe epiteti që ajo ia vë duke e quajtur “Diva”. /Lajmi.net/