Luana po mendon të bëhet nënë? Kështu qëndron e vërteta

Moderatorja Luana Vjollca është ndër femrat më të komentuara të ekranit shqiptar.

ShowBiz

17/12/2017 10:45

Ajo është shumë e përfolur në mediet rozë sidomos për linjat bombastike trupore, shkruan lajmi.net.

Javë më parë, Luana ka filluar emisionin ‘Shiko kush luan’ në të cilin çdo javë bashkë me të ftuarit është pjesë e lojërave që përmban emisioni.

Jo vetëm mysafirët, por edhe vetë Luana shumë herë vihet në siklet nga pyetjet që i bëjnë të ftuarit.

Mbrëmë, ajo u pyet se kur mendon të bëhet nënë dhe përgjigja e saj ishte vetëm pas moshës 30 vjeçare.

Kujtojmë që edhe pse Luana shumë herë është komentuar në lidhje me jetën private, ajo asnjëherë nuk ka preferuar të flas në publik rreth saj. /Lajmi.net/