Luana nis xhirimet e këngës së re, kështu duket ajo

Luana Vjollca tash e sa muaj nuk është aktive në ndonjë projekt televiziv.

ShowBiz

17/07/2018 14:33

Ajo kohët e fundit më shumë është përkushtuar në profesionin e saj të dytë, e që është muzika, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pasi publikoi këngën e fundit, Luana ka paralajmëruar një projekt të ri, xhirimet e të cilit tashmë i ka filluar.

Në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe ndiqet nga më shumë se 1 milion persona, ajo ka postuar një video përmes së cilës tregon se si do të duket në një skenë të klipit.

Ndër të tjera, Luana ka zbuluar edhe titullin e këngës, e që është “Vetëm Ty”, por nuk ka preferuar ta bëjë publike datën e lansimit të saj.

Kujtojmë që “Mi dhe flakë mallit tim” quhet kënga e fundit nga Luana në duet me Bujar Qamilin. /Lajmi.net/

Rruges per Gjakove, shooting #VetemTy ? ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on