Luana në fokus gjoksin bombastik

Moderatorja Luana Vjollca është ndër emrat më të komentuar në ekran.

ShowBiz

20/01/2018 08:00

Ajo bashkë me motrën e saj, Marinën janë prezantuese të njohura, të cilat komplimentohen për bukurinë dhe linjat trupore, shkruan lajmi.net.

Luana është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja, madje në Instagram ajo ka arritur shifrën prej 1 milion ndjekësish.

Mbrëmë, moderatorja postoi një fotografi në të cilën erdhi elegante si çdo herë, ndërsa e kishte ekspozuar gjoksin më shumë se zakonisht.

Edhe në këtë imazh, Luana mori pëlqime dhe komente pa mbarim nga ana e ndjekësve të cilët e komplimentonin për dukjen. /Lajmi.net/