Luana ka një lajm të gëzueshëm për fansat e saj

Luana Vjollca është emri pothuajse më i komentuar i ekranit në trojet shqiptare.

ShowBiz

14/10/2018 09:40

Moderatorja ka edhe një profesion të dytë, muzikën, andaj numëron shumë fansa, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, në emisionin “Shiko kush Luan”, të cilin ajo e drejton, ishte pjesë e një sfide, ku detyrohej të tregonte diçka ekskluzive për fansat.

Pa u menduar shumë, ajo tha se do t’i nxjerrë në një drekë fansat e saj, vetëm të zgjedhin datën dhe orën.

Më tej, me shaka ajo tha se meqë janë shumë të dalë me disa prej tyre, por nuk e tregoi nëse e ka me gjithë mend këtë ofertë. /Lajmi.net/