Luan Maloku: Rita Ora dhe Ledri Vula këndojnë më 17 shkurt në Prishtinë

Këshilli Organizativ për shënimin e pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet një konference për media ka shpalosur programin për festimin e dhjetë vjetorit të shtetit të Kosovë.

Lajme

14/02/2018 17:58

Kryesuesi i Këshillit Organizativ Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, tha se ka qenë një punë intensive e përbashkët e të gjitha institucioneve për me përgatitur një program sa më të pasur për këtë jubile të parë të shtetit të Kosovës.

Në këtë konferencë ka folur edhe Luan Maloku nga zyra e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj. Ai ka treguar se në koncertin e së shtunës, të 17 shkurtit, do të performojë ylli botëror i muzikës, kosovarja Rita Ora. Po ashtu, Maloku ka thënë se bashkë me Ritën, të shtunën do të këndojë edhe ylli kosovar i muzikës, Ledri Vula.

Maloku ka thënë se Rita pritet të performojë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë pas orës 22:00. /Lajmi.net/