Luajtën me ne? Reperet tuaja të preferuara sapo vendosën paqe! Para një muaj u rrahën me këpucë, tani…

Sherri i famshëm mes Cardi B dhe Nicki Minaj në javën e modës bëri xhiron e rrjetit dhe jehona e zënkës së tyre vazhdon edhe sot.

ShowBiz

30/10/2018 20:48

Deklaratë pas deklarate dy reperet shpallën “luftën” mes tyre dhe në një moment dukej sikur nuk do të ndalonte armiqësia mes tyre.

Mirëpo duket se reperet e njohura janë po aq të lodhura me të gjithë dramën sa së fundmi kanë vendosur paqe me njëra-tjetrën.

Nicki publikoi në Twitter një mesazh përmes të cilit i dha fund sherrit:

“Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta.

Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!”

Më pas Cardi publikoi statusin e rivales së saj dhe shkroi: Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë”!

Me sa duket kaq ishte! S’ka më luftë, apo dramë!