Lu i jep lamtumirën shqiptarëve, këto janë fjalët e ambasadorit të SHBA-ve

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu së shpejti do të largohet nga Shqipëria për t’ju drejtuar një tjetër detyre diplomatike.

Lajme

06/07/2018 22:14

Gjatë një aktiviteti të organizuar në Tiranë nga Ambasada, Donald Lu dha këto fjalë në fund të ditëve të tij në kryeqytet si i emëruari i Amerikës në vendin tonë.

Donald Lu:Unë dhe familja ime do të ikim këtë verë dhe e gjejmë mundësinë që t’ju themi të gjithëve faleminderit për mbështetjen, inkurajimin dhe së pari miqësinë tuaj.

Ne kur vjen 4 korriku kemi shpesh dëshirë të flasim për lirinë e dua ta mbyll fjalën time me disa nga bëmat e Rosa Parks, e cila refuzoi të ulej në fundin e autobusit.

“Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë”

Me largimin e Donald Lu në Kirgistan si ambasador, në Tiranë do të vijë një grua me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në diplomaci, zonja Kathleen Ann Kavalec.