LSI-Veliajt: Nëse nuk plotësohen këto 3 kushte nuk e votojmë rritjen e çmimit të ujit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë në një konferencë për mediat, duke sqaruar se nëse nuk do të plotësohen 3 kushtet që janë vënë Erion Veliajt, nuk do të votojnë propozimin për rritjen e çmimit të ujit.

Lajme

26/07/2017 16:08

Deklarata e plotë e LSI-së:

Me angazhimin e pergjegjshem e te pa ndryshueshem ne mbrojtje te interest te qytetareve,

Me vendosmerine per te qene zedhenes te interesit publik dhe ne koherence me qendrimin e LSI-se si force politike konstruktive;

Per te garantuar nje vendimmarrje te drejte, ligjore e transparente dhe funksionale;

Grupi i keshilltareve te LSI do te vazhdoje ti qendroje fort idese se ceshtja e cmimit te ujit te pijshem ne Tirane nuk mund te mbetet peng i interesave te vogla apo te medha te asnje individi, bisnesi te lidhur me politiken apo qofte edhe e ndonje partie politike. Ne jemi te qarte dhe te prere ne qendrimin tone qe eshte kryekeput ne mbeshtetje te interesit te qytetareve te Tiranes. Per kete e kushtezojme voten tone me keto pika:

a).  Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te  mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.

Nese keto propozime te LSI-se nuk reflektohen ne projektvendimin e mbledhjes se keshillit bashkiak, grupi i keshilltareve te LSI-se ne keshillin bashkiak te bashkise se Tiranes, nuk do te jete pjese e vendimmarrjes ne dem te interesit te qytetareve te Tiranes!