LSDM thirrje VMRO-së: Ejani të mbyllim çështjen e gjuhës! (VIDEO)

Propozim-Ligji për Gjuhët në Kuvend ka hyrë me një sërë gabimesh shtypi. Kështu akuzuan sot nga VMRO-DPMNE, në vazhdimin e debatit për propozimin e Qeverisë për nevojën e ligjit.

Lajme

23/09/2017 19:59

Për dallim prej ditëve tjera, deputetët e shumicës dhe opozitës maqedonase në debatin e sotëm u fokusuan më tepër në argumentet pro dhe kundër ligjit. Nga VMRO-DPMNE thanë se janë pro sjelljes së Ligjit për Gjuhët, por jo për një ligj pa argumente dhe pa përmbajtje, dhe me kaq shumë gabime.

NIKOLLA POPOVSKI, VMRO-DPMNE

“Po, mendoj se duhet Ligj për Gjuhët. Dhe thashë se arsyetimet të cilat janë dhënë një një tekst prej 10 faqesh, me 14 gabime shtypi dhe pa asnjë argument, për atë pse, si dhe çfarë dëshironi të arrini në kushte kur për tre vite ndryshojmë Ligj për Gjuhët. Kur do të jepni argumente unë do e përkrahi, sepse mendoj se duhet Ligj për Gjuhët”

Nga LSDM edhe sot insistuan që propozimi i Qeverisë për sjelljen e Ligjit të Gjuhëve të votohet sa më shpejtë.

PETAR ATANASOV, LSDM

“Ju kolegu Popovski nuk kishin guxim që ta mbyllni këtë çështje. Ju zotëri Popovski jeni njeri i ri, i mençur, ju i duheni Republikës së Maqedonisë. Ejani ta mbyllim çështjen e fundit të madhe të Marrëveshjes së Ohrit, dhe bashkë koleg Popovski të ndërtojmë bashkërishtë një Maqedoni të përbashkët, multikulturore dhe demokratike dhe qytetare”

Debati për Ligjin për Gjuhët ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, me qëllim që ligji të miratohet para zgjedhjeve lokale të 15 tetorit. /SHENJA/

YouTube player