LSDM me ofertë gjysmake ndaj partive shqiptare

Propozimi që BDI-ja ka marrë nga LSDM për qeverinë duket se nuk i përmban të gjithë kërkesat e shqiptarëve, siç janë të përcaktuara në plaftormë.

Lajme

15/02/2017 10:20

Gazeta Dnevnik nga burimi brenda BDI-së thotë se subjekti i drejtuar nga Ali Ahmeti nuk e ka marrë atë që ka kërkuar, duke aluduar në zyrtarizimin  plotë të gjuhës shqipe.

“Nga LSDM nuk kemi pranuar atë që kemi kërkuar, përkatësisht garancitë me shkrim për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni”, ka thënë ky burim transmeton zhurnal.

Burimi gjithashtu ka shtuar se po bisedohet edhe më tutje për të arritur një marrëveshje për shqipen, por që deri më tani nuk ka rezultat final.

LSDM ka pranuar kërkesat e shqiptarëve sa i përket vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale, integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, gjithashtu edhe zbardhjen e rasteve të “Sopotit”, “Monstrës”, “Brodecit” dhe “Lagjes së Trimave”.