LSDM: Maqedonia nuk do të mbetet peng e qëndrimeve të Gruevskit

LSDM-ja në një deklaratë publike ka bërë thirrje që të gjithë partitë dhe institucionet duhet t’ju hapin rrugë proceseve demokratike në Maqedoni.

Lajme

25/03/2017 13:30

Nga kjo parti gjithashtu thonë se opinioni vendor dhe ndërkombëtar presin sjellje shtetërore nga ana e Kuvendit të Maqedonisë dhe nga ana e presidentit, të cilët duhet të mundësojnë formimin e qeverisë së re.

“Rreth 700 mijë qytetarë zgjodhën ndryshime në zgjedhjet e besueshme dhe në mënyrë demokratike formuan shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe kjo shumicë e qytetarëve duhet të bartet në institucionet shtetërore. Është e palejueshme që Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja të mohojnë shumciën që ka dalur nga vullneti i qytetarëve në zgjedhje, të gënjejnë në mediumet nën kontrollin e tyre dhe të shqetësojnë qytetarët me çështje etnike që nuk i përmban programi i ri qeveritar”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.