LSDM “fshesë” drejtorëve të VMRO-së, ja cilët u shkarkuan

Në seancën e sotme qeveritare janë sjell më shumë vendime kadrovike. Për u.d drejtor të Agjencisë për rini dhe sport është emëruar Darko Kaevski, ndërsa është shkarkuar ud. drejtori i deritanishëm Marjan Spaseski.

Lajme

27/06/2017 22:29

Drejtor i ri i Arkivit shtetëror është Kiril Petrov, ndërsa është shkarkuar Filip Petrovski.

Drejtor i ri i Entit shtetëror për statistikë është Apostol Simovski. Është shkarkuar Lidija Kostovska, ndërkohë qeveria për drejtor të ri të Agjencisë  për administratë ka emëruar Spase Gligorov, ndërsa është shkarkuar Zhaklina Nikollovska/ /ilirianews.mk/