Low ‘ngacmon’ Spanjën

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low ka ngacmuar paksa skuadrën e Spanjës, duke thënë se ata do të arrijnë në gjysmëfinale të Euro 2016, duke mos e përmendur kështu finalen e kësaj gare.

Sport

07/09/2014 18:33

Joachim Low është i bindur se skuadra e Spanjës do të arrijë në gjysmëfinale të Euro 2016, por këtu nuk e ka përmendur fare finalen e kësaj gare.

Sidoqoftë, Low ka pranuar se Spanja duhet të merret si shembull nga të tjerët, sa i përket mënyrës sesi është duke e ndërruar gjeneratën e lojtarëve.

“Merreni Spanjën si shembull. Në ndeshjen ndaj Francës, ju keni mundur të shihni se ajo është një skuadër në ndërrim të gjeneratës, por përsëri luajti një ndeshje të shkëlqyer”.

“Unë jam i bindur se Spanja do të arrijë në gjysmë finale të Euro 2016 në Francë”, tha Low në një deklaratë për të përditshmen spanjolle AS.