Low: Në teori jemi ekip i madh

Selektori Joachim Low thotë se Kombëtarja gjermane ka një ekip të madh, por që në momentet kyçe nuk ia del të tregohet e tillë. “Në teori kemi një ekip të madh, por realiteti është krejt tjetër. Siç e dimë, posaçërisht në Botëror, realiteti e mposht teorinë”, deklaroi trajneri gjerman. “Disa lojtarë për momentin nuk janë…

Sport

03/03/2014 18:50

Selektori Joachim Low thotë se Kombëtarja gjermane ka një ekip të madh, por që në momentet kyçe nuk ia del të tregohet e tillë.

“Në teori kemi një ekip të madh, por realiteti është krejt tjetër. Siç e dimë, posaçërisht në Botëror, realiteti e mposht teorinë”, deklaroi trajneri gjerman.

“Disa lojtarë për momentin nuk janë mirë dhe nuk e kanë formën e duhur, kështu që duhet të bëjnë gjithçka për të qenë të gatshëm në muajin qershor. Për momentin i kemi disa probleme dhe duhet t’i zgjidhim para se të fillojë kompeticioni”, deklaroi ndër të tjera Low në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën.

Gjermania do të bëjë pjesë në Grupin G në Kampionat Botëror, së bashku me Portugalinë, Ganën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.