Low: Kroos vendimtar në suksesin e Gjermanisë

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim, Low, i ka thurur lavde mesfushorit Toni Kroos.

Sport

26/06/2016 12:07

Joachim Low ka thënë se Toni Kroos është një lojtar tejet i rëndësishëm për Gjermaninë.

Deklarata e gjermanit vije në prag të përballjes së 1/8 së finales mes Gjermanisë dhe Sllovakisë.

“Toni ka treguar nivel të lartë të lojës në këtë turne, por gjithashtu edhe pas Euro 2012 dhe Botërorit 2014”, tha Low.

“Ai luan gjithmonë mirë për ne. Ai nuk bënë shumë gabime. Sjell balancë në ekip dhe është gjithmonë i gatshëm për të pranuar top. Bashkëlojtarët i besojnë. Për këtë arsye ai është lojtari vendimtar për ne”. u shpreh trajneri i kampionit të botës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.