Low i shokuar me shkarkimin e Lopetegui nga Spanja

"Unë nuk e di se çfarë ndodh pas skenave te federata spanjolle, por kjo është diçka e pazakontë", u hspreh fillimisht ai.

Sport

13/06/2018 23:58

Joachim Low është befasuar me shkarkimin e Julen Lopetegui nga Kombëtarja e Spanjës, një ditë para fillimit të Botërorit.

Ai tha që një gjë e tillë është shumë e pazakontë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë nuk e di se çfarë ndodh pas skenave te federata spanjolle, por kjo është diçka e pazakontë”, u hspreh fillimisht ai.

“Ishte një surprizë e madhe, pasi erdhi nga hiçi. Sigurisht që do të ketë pasoja për ekipin e Spanjës. Gjithsesi, ata kanë një filozofi të qartë për lojën, pasi lojtarët kanë vite së bashku”, deklaroi Low. /Lajmi.net/