Low: Guardiola do të ketë emocione

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low është i bindur se Pep Guardiola do të ketë emocione kur do të përballet me skuadrën e Barcelonës në ndeshjen e nesërme.

Sport

05/05/2015 18:07

Pep Guardiola do të jetë i emocionuar në përballjen e nesërme që Bayernit e ka kundër Barcelonës.

“Do të jetë një ndeshje shumë emocionuese për të. Ai ka luajtur për Barcelonën dhe ka qenë trajner i tyre i cili ka pasur një sukses shumë të lartë”.

“Unë nuk e di nëse ai do të ketë përfitime pasi e njeh Barcelonën”, përfundoi Low.