Low flirton me Real Madrid: Janë skuadër tërheqëse për secilin trajner

Joachim Low për vite me radhë është thënë se mund të kalojë në Real Madrid.

Sport

09/12/2018 15:55

Gjermani asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm ta lë stolin e kombëtares gjermane dhe kësisoj kalimi në “Santiago Bernabeu” nuk ndodhi asnjëherë.

Por, së fundmi ai ka dhënë një deklaratë duke “ringjallur” zërat për një kalim të mundshëm të tij në Spanjë.

“Karrierës sime si trajner i kombëtares po i vjen fundi. Në këtë pikë të karrierës ti duhet të mendosh për hapin e ardhshëm” ka thënë Low për televizionin gjerman “ZDF”, transmeton lajmi.net.

“Unë, për vetën time mendoj se e ardhmja ime do të jetë me një klub. Mendoj se do të jetë jashtë kufirit, jo në Gjermani” ishin fjalët e Joachim.

“Real Madrid mbetet një klub tërheqës për të gjithë trajnerët anë e mbanë botës” ka thënë në fund selektorit gjerman.

Mbetet të shihet nëse gjermani do të jetë zëvendësuesi i Santiago Solarit në stolin e “Los Blancos”. /Lajmi.net/