Lovren shpërthen ndaj gjyqtarit dhe Francës pas finales

Mbrojtësi kroat vlerëson se Franca nuk luajti futboll, derisa akuzoi edhe gjyqtarin.

Sport

16/07/2018 15:23

Dejan Lovren ka shpërthyer ndaj gjyqtarit pas humbjes nga Franca.

Mbrojtësi kroat vlerëson se Franca nuk luajti futboll, përcjellë “Lajmi.net”.

“Isha i sigurt se arbitri nuk do ta jepte penalltinë. Perisiç ishte shumë pranë topit dhe nuk mund të reagonte dot. Ishte një moment kritik, pasi ne sapo kishim barazuar ndeshjen në 1-1. Disa thonë se ishte penallti, disa thonë jo”, deklaroi Lovren.

“ Por, çfarë mund të bëjmë ne tani? VAR-i bën punë, por sigurisht që ka edhe ai nevojë për përmirësime. Franca nuk luajti futboll. Ata pritën rastin e tyre dhe shënuan. Patën taktikën e tyre, dhe duhet ta respektojmë. Por, e vërteta është se çdo ndeshjetë turneut e kanë luajtur kështu”.

“ Jam i zhgënjyer pasi humbëm ndeshjen duke luajtur shumë më mirë se ta. Gjithsesi, jam krenar për atë që ka bërë vendi im”, shtoi ai. /Lajmi.net/