Lotsjellësi në Kuvend, lajm në mediat ndërkombëtare

Situata e tensionuar në Kuvendin e Kosovës, shumë shpejtë ka përbërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

Lajme

19/02/2016 13:30

Është televizioni amerikan “ABC News” ai që ka qenë ndër mediumet më të shpejta tjera ndërkombëtare që i ka dedikuar një shkrim të shkurtët.

Në këtë shkrim thuhet se deputetët e opozitës në Kosovës, përkundër kontrollit në hyrje, kanë arritur sërish që të fusin brenda gazin lotsjellës për të penguar punën në Kuvend, si kundërshtim ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, gjithashtu thuhet se jashtë Kuvendit janë duke protestuar qindra qytetarë. /lajmi.net