Loto “zemërgjerë” për Vitin e Ri, dikush e ka kapur 7-shen

Pas një kohe shumë të gjatë, dikush në Kosovë, në prag të ndërrimit të moteve e ka fituar shumën prej mbi 555 mijw eurove. 

Lajme

31/12/2014 19:30

Në xhiron e 104-të të tërheqjes së numrave fitues të Lotos të Lotarisë së Kosovës, që është mbajtur për nder të natës së Vitit të Ri, më në fund është gjetur një fitues i premisë me shtatë të qëlluara.

Shuma e fituar është 555 mijë e 289 euro, por akoma nuk dihet se kush është fituesi fatlum i kësaj shume astronomike për kushtet kosovare.