Lotët e Higuainit

Në rast të dështimit të një skuadre, shpeshherë të parët që akuzohen janë përforcimet e reja. Ata dinë të kritikohen për mungesë të angazhimit ose për faktin se ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e paraqitjes për një skuadër të caktuar, të madhe. Mirëpo, kjo nuk vlen aspak për sulmuesin e ri të Napolit, Gonzalo…

Sport

12/12/2013 10:06

Në rast të dështimit të një skuadre, shpeshherë të parët që akuzohen janë përforcimet e reja. Ata dinë të kritikohen për mungesë të angazhimit ose për faktin se ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e paraqitjes për një skuadër të caktuar, të madhe.

Mirëpo, kjo nuk vlen aspak për sulmuesin e ri të Napolit, Gonzalo Higuain.

Ylli argjentinas i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Real Madrid, e dha maksimumin e tij, por as ajo nuk i mjaftoi Napolit që të sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Higuain shënoi një gol në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit që megjithatë nuk i mjaftoi skuadrës italiane të vazhdojë garën pasi i nevojitej edhe një gol tjetër për t’i eliminuar londinezët.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Higuain shpërtheu në vaj, e ngushëlluan bashkëlojtarët.