Lotët e Aubameyangit ‘zbulojnë’ gjithçka (FOTO)

Pierre Emerick Aubameyang me dy gola të shënuara ndihmoi Dortmundin në fitoren 4:3 ndaj Werder Bremen.

Sport

20/05/2017 20:46

Dortmund me shumë mund në ‘Sigal Iduna Park’ mposhti Werder Bremen, për të mbyllur në vendin e tretë sezonin në Bundelsigë.

Në këtë fitore dy gola shënoi sulmuesi nga Gaboni, që mori edhe kreun e golashënuesit më të mirë të sezonit në Bundesligë, me 31 gola, duke lënë pas me një më pak Robert Lewandowskin.

Por këto dy gola duken se kanë qenë të fundit të Aubameyangit në fanellën e Dortmundit.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe tërheqjes së çmimit, sulmuesi 27 vjeçar ka shpërthyer në lot, duke lënë të kuptohet se nga edicioni tjetër do të jetë pjesë e ndonjë tjetër skuadre.

Chelsea, Milan e Real Madridit, janë skuadrat ku mund ta shohim Aubameyangin edicionin e ardhshëm./Lajmi.net/

dit

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6