Los Angelos Times: ”SHOK” fitues i çmimit ”Oscar” (Video)

Kanë mbetur edhe pak orë para se të fillojë ceremonia e ndarjes së çmimeve ”Oscar”.

ShowBiz

28/02/2016 14:08

Ceremoni madhështore kjo në të cilën filmi kosovar ‘’Shok’’ po konsiderohet si më favoriti për të qenë fitues i çmimit ‘’Oscar’’.

E kjo do të jetë një arsye më shumë që kosovarët të mbajnë sytë në ekranet e tyre kur të fillojë sfida ku kasti dhe aktorët kosovar do të përballen me yje botëror, transmeton Klan Kosova.

Por edhe në këtë kohë, pavarësisht se ditëve të tjera u tha se ‘’Shok’’ do të shokojë të gjithë, e fundit tashmë është revista Los Anxhelos Times, e cila rradhitë filmin kosovar triumfues.

Ajo bën fitues filmin ‘’Shok’’ i cili shkruajti histori në kinematografinë kosovare duke u bërë i pari nga Kosova i nominuar për cmimin prestigjioz ‘’Oscar’’.

Kjo e fundit me statistikën e tyre, la prapa ‘’Ave Maria’’ i cili konsiderohej si filmi më konkurrent për ‘’Shok’’-un, transmeton Klan Kosova.

YouTube player