Los Angeles Times: Filmi “Shok” favorit për çmimin Oscar

Gazetari amerikan dhe kritiku i filmit, Glen Whipp, ka dhënë një parashikim për fituesit e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit “Oscar”, njëherësh çmimit më prestigjioz në fushën e kinematografisë botërore.

ShowBiz

23/02/2016 19:45

Whipp pret që filmi “Shok”, bashkëprodhim kosovaro-britanik, me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue dhe me producent Eshref Durmishin, do të fitojë çmimin e madh Oscar në debutim të filmit kosovar në këtë ngjarje. “Los Angeles Times” shkruan se “Shok” është një rrëfim për miqësinë mes dy çunave shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe se përfundimi i këtij filmi është si një grusht drejt në zorrë, duke lënë pas një mbresë të përhershme.

Kurse, për filmin më të mirë, Whipp parasheh e “The Big Short” si fitues të çmimit Oscar. Për editim, fitues parashihet të jetë “Mad Max: Fury Road”, për disenjin e kostumeve “Carol”, për editimin më të mirë të zërit “The Revenant”, për miksim të zërit “Mad Max: Fury Road”, për efektet pamore “Mad Max: Fury Road”, kurse për filmin e shkurtër të animuar “Body Team 12”.