Los Angeles, Moska dhe New York- qytetet me trafikun më të dyndur në botë

Një studim i ri thotë se Los Angelesi, Moska dhe New Yorku janë qytetet me trafikun më të dyndur në botë.

Bota

20/02/2017 08:21

Kompania INRIX, me seli në SHBA, që analizon trafikun rrugor, tha se shoferët në Los Angeles kanë kaluar 104.1 orë të bllokuar në trafik, në vitin 2016.

Në vend të dytë në listë është Moska, ku shoferët kalojnë mesatarisht 91.4 orë të bllokuar në traffik, ndërsa në vend të tretë New Yorku me 89.4 orë.

Studimi thotë se ngecjet në trafik u kushtojnë shoferëve amerikanë mesatarisht 1,200 dollarë në vit humbje të karburantit dhe të kohës.