Loriku dhe Monica, shkëlqejnë në dasmë

Lorik Cana i dha fund sonte beqarisë, duke u martuar me të dashurën e deritashme, Monica. Të dy, shkëlqyen në dasmën e rrallë që e organizuan në Kosovë.

Sport

28/06/2014 02:05

Lorik Cana shkëlqente sonte së bashku me bashkëshorten e tij të re, Monica, me të cilën e kurorëzoi lidhjen dyvjeçare.

Futbollisti kosovar e organizoi një dasmë të rrallë në hotel Emerald në Prishtinë, duke ftuar rreth 500 mysafirë, përfshirë këtu familjarë, miq dhe njerëz të famshëm, vendorë dhe të huaj.

Më në fund, futbollisti i Lazios u përcaktua për një femër, pasi i ndërroi një pas një, në vitet e fundit.