Lorik Cana vjen me një projekt të madh në Shqipëri

Lorik Cana po vazhdon ta ndihmojë futbollin shqiptar.

Sport

13/02/2019 14:04

Tashmë është bërë e ditur se Lorik Cana ka hapur një fondacion për t’i ndihmuar futbollistët shqiptar.

Kapiteni legjendar nuk po ndalet me ndihmën e tij për futbollin shqiptar, ku tani ka ardhur me një projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Cana në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Shqipërisë kanë filluar ndërtimin e fushave të futbollit në disa kopshte të vendit.

Fusha e parë është ndërtuar në Kopshtin 9 në qytetin e Elbasanit. Kjo fushë futbolli do ti shërbejë 150 fëmijëve të cilët do të luajnë çdo ditë në të. Investimi është i standarteve më të larta të BE, me një jetëgjatësi 15 vjeçare.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka bërë të ditur se fusha të futbollit nuk do të ndërtohen vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni. /Lajmi.net/