Lorik Cana po i kryen testet mjekësore

Lorik Cana është paraqitur në testet mjekësore që skuadra e Lazios po i kryen sot.

Sport

13/07/2015 14:18

Ai ka arritur në qendrën mjekësore të Lazios, bashkë me presidentin e klubit romak, Claudio Lotito, bënë të ditur ‘calciomercato.it’.

Sipas sajtit në fjalë, kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Lotito pritet ta kenë një takim për të ardhmen e lojtarit.

Cana ka deklaruar largimin nga Lazio, por që ende nuk ka gjetur destinacionin e ardhshëm, shkruan Gazeta Olle.