Lorik Cana me portretin më të bukur familjar

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana gëzon një jetë tejet të lumtur.

ShowBiz

06/10/2018 15:34

Ai është goxha aktiv në rrjetet më të frekuentuara sociale i cili ndanë momente të veçanta me ndjekësit, shkruan lajmi net.

Cana ka një familje të vogël dhe të mrekullueshme me bashkëshorten, Monikën të cilët janë prindër të një djali të quajtur, Boiken.

Dhe tani, ai publikoi një imazh në profilin e tij zyrtar ku shfaqet buzë detit me Monikën dhe djalin.

Lirshëm mund të thuhet se ky është portreti më i bukur familjar i realizuar në qytetin e Durrësit.

Duhet theksuar se, Loriku prej kohësh është i martuar me bukuroshen italiane, Monika, e cila është arkitekte me profesion.

Së fundmi, thuhej se çifti po bëheshin prindër për herë të dytë por që ata mohuan një gjë të tillë. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

 

?❤

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on