Lorik Cana flet para ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe

Ish kapiteni i Shqipërisë, në një intervistë sonte para stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka shprehur emocionet e tij për Kosovën. Ai ka thënë se është rritur me tregime të babait të tij (Agim Cana), derisa shpreson që Kosova të fitojë sonte

Sport

10/09/2018 20:41

Njëri prej lojtarëve më të mirë shqiptarë, Lorik Cana, ikona e Kombëtares Kuq e Zi ka shprehur emocionet e tij për ndeshjen e parë të Kosovës, derisa ka evokuar kujtime të tij që ja ka treguar babai i tij për stadiumin e Prishtinës, atëherë kur luante Kosovë.

“Është një ndeshje historike. Kam ardhur me e pa Kosovën për shkak të historisë. Kam dëgjuar shumë storie për këtë stadium, emocione të mëdha. E kemi pasur të domosdoshme më e përkrah Kosovën sepse është vendi i jonë”, ka thënë Cana.

Tutje, ish kapiteni i Kombëtarës se Kosovës ka folur për përparësitë që do ti këtë Kosova pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke thënë se futbolli do të zhvillohet edhe më shumë.

“Njohja e Kosovës në këto dy organizata tani krijon shumë programe për zhvillim që me ecë përpara”.

Ai ka bërë një thirrje që Kosova të përkrahet edhe më shumë nga tifozët, jo vetëm në këtë ndeshje por në të gjitha ndeshjet ajo duhet të përcjellët nga shumë tifozë që nuk duhet ta lënë atë pas.

“Ne shqiptarët jemi euforik dhe nuk duhet që të jemi kaq shumë dhe të vimë ta shohim Kosovën vetëm lojën e parë por duhet ta përcjellim gjitha ndeshjes. Sonte pres një festë, një fillim të mbarë dhe me fitore”, ka thënë Cana në këtë intervistë të shkurtër për Klan Kosovën.